Shinzo Abe, i cili shërbeu dy mandate të veçanta dhe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, do të mbahet mend nga shumë njerëz si lideri që më në fund e nxori vendin nga hijet e Luftës së Dytë Botërore dhe ndikoi në raportet e fqinjëve në kohën kur Kina po ua tregon muskujt ekonomikë e ushtarakë
Për shumëkënd në Paqësorin Aziatik, Shinzo Abe ishte i matur në njohjen e sfidës, që Kina në rritje i parashtronte sistemit të aleancave politike dhe ushtarake të udhëhequr nga Amerika.
Dhe ish-kryeministri japonez, i vrarë me një plumb më 8 korrik, ka bërë më shumë se çdo bashkëkohës i tij perëndimor për ta përballuar këtë sfidë.
Abe, i cili shërbeu dy mandate të veçanta dhe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, do të mbahet mend nga shumë njerëz si lideri, që më në fund e nxori vendin nga hijet e Luftës së Dytë Botërore, shkruan televizioni amerikan, CNN, në një analizë të gjatë për ndikimin e Abes.
Paralajmërimet për Kinën
Ai parashikoi se rritja e shpejtë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës; e nxitur nga një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në botë; do të prishte ekuilibrin rajonal të fuqisë dhe argumentoi se Japonia, si rezultat i këtij ndryshimi, do të duhej ta rimendonte kushtetutën pacifiste të imponuar nga SHBA-ja.
Në vitin 2014, qeveria e Abes e riinterpretoi atë kushtetutë, për t'i mundësuar ushtrisë japoneze të luftojë teorikisht jashtë shtetit. Dhe ai i krijoi kushtet për ta bërë këtë, duke blerë aeroplanë bombardues dhe duke ndërtuar aeroplanmbajtëset e para të Japonisë, që nga Lufta e Dytë Botërore për t'i akomoduar ato.
Por ndoshta kontributi i tij më i madh në mbrojtjen e vendit të tij; dhe për shumë njerëz, sigurinë e rajonit më të gjerë të Azisë, nuk qëndron te pajisjet ushtarake, por te gjuha; në shpikjen e tij të frazës së thjeshtë: "një Indo-Paqësor i lirë dhe i hapur".
Me ato pak fjalë, Abe transformoi mënyrën se si shumë liderë të politikës së jashtme flasi; dhe mendojnë për Azinë.
Sot, për t’i mërzitur shumë udhëheqësit e Kinës, kjo frazë është kudo. Përdoret si një mantra nga ushtria amerikane dhe është fjalori i zgjedhur për çdo diplomat perëndimor aspirant.
Kështu që, mund të jetë e vështirë të kujtohet se para Abes, pak njerëz në këto qarqe flisnin fare për "Indo-Paqësorin".
Anatemë për Aben
Përpara vitit 2007, preferenca në Uashington ishte të konceptohej Azia si shtrirje e madhe e globit nga Australia në Kinë deri në Shtetet e Bashkuara; dhe t'i referohej asaj si "Paqësorit Aziatik".
Ky koncept kishte Kinën në thelb të tij - anatemë për Abe, i cili, si shumë japonezë, kishte frikë se ndikimi në rritje i Pekinit do të thoshte se vendi i tij mund të ngacmohej nga një fqinj shumë më i madh.
Qëllimi i Abes ishte të inkurajonte botën të shikonte Azinë përmes një lenteje shumë më të gjerë -- atë të "Indo-Paqësorit", një koncept, që përfshin si oqeanin Indian ashtu edhe atë Paqësor, të cilin ai e promovoi për herë të parë në një fjalim të vitit 2007 në Parlamentin Indian të titulluar "Bashkimi i dy deteve”.
Ky rimendim i kufijve të Azisë bëri dy gjëra. Së pari, ajo e zhvendosi qendrën gjeografike në Azinë Juglindore dhe Detin e Kinës Jugore -- duke i fokusuar me lehtësi mendjet në një zonë të botës ku Pekini ka mosmarrëveshje territoriale me një sërë kombesh.
Së dyti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, solli në tablo të vetmin vend në botë, që mund të vepronte si kundërpeshë ndaj Kinës vetëm përmes madhësisë së saj: Indisë.
Një Indo-Paqësor i lirë dhe i hapur
Kur për një kohë u duk se armiqësia e Kinës mund të shkatërronte Quadin, i cili u shpërbë në vitin 2008, pas kërcënimeve për hakmarrje ekonomike nga Pekini, Abe luajti sërish rolin e tij, shkruan televizioni CNN.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, Abe përshkroi fillimisht vizionin e tij për një "Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur" në një fjalim të madh në Kenia në 2016.
Vizioni i tij përbëhej nga tri shtylla: promovimi dhe vendosja e shtetit ligjor, liria e lundrimit dhe tregtia e lirë; kërkimi i prosperitetit ekonomik; dhe përkushtimin për paqen dhe stabilitetin.
Termi veproi "si një fjollë për vizionin gjithnjë e më të përqendruar në Kinën për të ardhmen e Azisë, duke promovuar hapjen dhe vlerat për të tërhequr mbrojtësit rajonalë", tha John Hemmings, nga Qendra Lindje-Perëndim.
Një vit pas fjalimit të Abe në Kenia, Quad u rilind - dhe administrata Trump zbuloi konceptin e saj të një "Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur".
Deri në kohën e vdekjes së Abes, Quad ishte zgjeruar ndjeshëm. Në dy vitet e fundit, të katër vendet kanë mbajtur dy stërvitje të përbashkëta detare, të mbledhura rreth mantrës së promovimit të një "Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur".