Botë

Borrelli e quan historike nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë historike nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Ai shkroi në Twitter të martën, se Maqedonia e Veriut i nevojitet BE-së që ta kompletojë “identitetin kompleks së bashku”.

“Është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian në përgjithësi”, tha Borrel.

Të martën, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas shumë vjetësh pritje.

Pas 17 vjetëve qëkur Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat për BE, rruga e negociatave për anëtarësim u hap së fundmi, me miratimin e propozimit të Francës për zgjidhjen e kontestit gjuhësor e historik me Bullgarinë. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e kaloi më 16 korrik propozimin, me 68 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.