Botë

Serbia e ndëshkon menjëherë Kroacinë për moslejimin e vizitës së Vuçiqit

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se nga 17 korriku, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.

“Nga sot, të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, tha Vulin.