Botë

Kongresi amerikan voton të martën për sanksione ndaj Rusisë

 

Në kundërpërgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, një grup dypartiak udhëheqësish të Kongresit kanë rënë dakort për sanksione të reja për Rusinë, si dhe për miratimin e një neni që do të parandalonte lehtësimin e sanksioneve për Moskën nga Presidenti Donald Trump.

Fillimisht ishte paraqitur një projektligj në Dhomën e Përfaqësuesve për sanksione ndaj Iranit, të cilave më vonë iu shtuan edhe sanksionet për Korenë e Veriut.