Botë

Lufta e hidhur e Ukrainës që ta mbajë gjallë historinë

Në hyrje të Universitetit Taras Shevchenko në Kiev, një fytyrë bronzi e Mykhailo Hrushevskyt shikon drejt derës së lyer me të kuqe. Historian për nga kualifikimi, dhe një figurë kyçe në historinë e shekullit të 20-të të Ukrainës, Hrushevsky shërbeu shkurt si drejtues i parlamentit të Ukrainës më 1918.

Taras Pshenychnyi, zëvendësdekan i departamentit të historisë, ndalon të ekzaminojë imazhin e fytyrës së tij dhe të reflektojë mbi kohërat e jashtëzakonshme mbi të cilat po kalon universiteti që nga pushtimi rus, raportoi të shtunën The Guardian.

Dekani i historisë dhe pesë profesorë të tjerë nga departamenti i tij po shërbejnë në ushtri, tha ai, bashkë me 15 studentë, një prej të cilëve është vrarë në luftë.

Por, për njerëzit si Pshenychnyi, një tjetër luftë më e ndjeshme po luftohet larg shkëmbimeve të zjarrit në vijat e frontit. Është një luftë e hidhur kur kujtohen dy versione të të kaluarës së Ukrainës dhe marrëdhëniet me Rusinë, pjesë e së cilës ishte Ukrainë prej dekadash deri kur mori pavarësinë më 1991 dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë.

Në njërën anë, teksa Mark Galeotti shkruan në librin e tij të ri “Një histori e shkurtër për Rusinë”, është një version i prerë dhe riqepur i historisë së promovuar nga Vladimir Putinin.

Putini ka thënë se Ukraina nuk ka eksperiencë të “shtetësisë” jashtë Bashkimit Sovjetik dhe se duke kërkuar t’i largohet trashëgimisë sovjetike, e ka delegjetimuar veten.

Versioni i Putinit e sheh Ukrainën si një vend jo të duhur dhe gjuhën e saj si një gjuhë jo të vërtetë.

Kjo ka kërkuar që ukrainasit të ndjekin Hrushevskyn dhe të promovojnë historinë e tyre. "Rusia e përdor historinë si armë", tha Pshenychnyi.

“E ka bërë edhe më parë. Kjo është arsyeja pse konflikti po ndodh tani: sepse Rusia ka vjedhur dhe keqinterpretuar historinë e Ukrainës”.

“Manipulimi i historisë i [Putinit] ka krijuar një hapësirë ​​të rreme në Rusi për të lejuar perceptimin e Ukrainës si një shtet nazist”, tha ai.

Dhe në mes të një konflikti brutal, "lufta e kujtesës" e Ukrainës nuk është thjesht akademike. Disa muze, duke përfshirë një në Kharkiv që mbante filozofin e shekullit të 18-të, Hryhorii Skovoroda, janë shkatërruar dhe librat e historisë ruse po imponohen në rajonet e pushtuara.