Botë

Dështojnë sulmet ruse në afërsi të Kharkivit e Donetskut

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se sulmet ruse pranë Kharkivit dhe Donetskut dështuan të mërkurën, derisa rusët po përpiqen ta parandalojnë avancimin ukrainas.

Siç raporton BBC-ja, rusët sulmuan afër fshatrave Dolyna e Vershina, por që nuk ia dolën ta merrnin kontrollin, për shkak të rezistencës ukrainase.

“Ushtarët ukrainas zmbrapsën një sulm të armikut në drejtim të Dementiyivkas. Aktualisht, armiku po rimbush furnizimet dhe po përpiqet të rimbushë njësitë që kanë pësuar humbje të personelit dhe pajisjeve ushtarake”, tha shtabi.

Në rajonin e Kharkivit, ushtria ruse bombardoi mbi Dementiyivka, Ruski dhe Cherkassy Tyshki, Slatine, Prudyanka, Zalyman, Stary Saltiv, Petrivka, Ruska Lozova, Udy, Yavirske, Korobochkine dhe Peremoh. Dy helikopterë rus u dogjën.

Bombardimet ruse po vazhdojnë në disa vendbanime me sisteme artilerie dhe raketash.

“Mbrojtësit tanë i zmbrapsën me sukses dhe përzunë pushtuesit në drejtim të Ivanivkas dhe Dolyn”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase.