Botë

Familjarët përleshen për shtëpinë në Florida, dy nga ta vdesin

Një përleshje familjare për shtëpinë e një gruaje e cila ishte zhvendos nga aty, la dy persona të vdekur dhe një tjetër të plagosur, raportoi AP-ja të martën.

Një hetim preliminar gjeti se derisa disa familjarë u përgatitën të shkonin në Florida për pushime, një burri nga familja i cili nuk kishte leje të ishte aty iu kërkua të largohej, ka thënë policia.

Një grua nga e njëjta familje arriti e para dhe u vra aty. Dy familjarë të tjerë – një burrë dhe një grua – arritën më vonë dhe i shkruan mesazh gruas kur nuk mundën të futeshin brenda shtëpisë. Ata morën një përgjigje në telefon që u thoshte të hynin nga dera e pasme, dhe u sulmuan kur hynë në shtëpi.

Gruaja ishte qëlluar në kokë por menaxhoi të ikte në shtëpinë e fqinjëve për të kërkuar ndihmë. Burri me të iku kur i armatosuri dukej i hutuar.

Kur policia arriti gjeti trupat e burrit dhe gruas brenda. Hetuesit besojnë se burri e qëlloi për vdekje gruan dhe gjuajti dy familjarët e tjerë para se ta vriste vetën.