India pritet të bëhet vendi më i populluar në botë vitin e ardhshëm, duke kaluar Kinën me 1.4 miliardë banorë, sipas të dhënave të prezantuara nga OKB-ja.
Deri në këtë nëntor, planeti do të jetë shtëpi e 8 miliardë njerëzve.
Por rritja e popullsisë nuk është aq e shpejtë sa dikur, shkruan BBC-ja të martën.
Më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë në 30 vjetet e ardhshme do të ndodhë në vetëm tetë vende - Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.
Në të njëjtën kohë, disa nga ekonomitë më të zhvilluara të botës tashmë po shohin rënie të popullsisë pasi normat e natalitetit kanë rënë nën 2.1 fëmijë për grua, e cila njihet si “shkalla e zëvendësimit”. Në 61 vende, thotë raporti, popullsia do të bjerë me të paktën 1% deri në vitin 2050.
Me një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në botë, Kina ka njoftuar se popullsia e saj do të fillojë të bjerë vitin e ardhshëm, shumë më herët sesa mendohej më parë.