Botë

Emrat që mund ta zëvendësojnë Boris Johnsonin në krye të Britanisë

Ben Wallace & Boris Johnson
 

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi të enjten se do të japë dorëheqjen pas një vale dorëheqjesh nga të paktën 50 ligjvënës dhe zyrtarë qeveritarë gjatë 48 orëve të fundit.

Dorëheqjet pasuan zbulimin se Johnsoni e dinte se një ligjvënës konservator, Chris Pincher, po hetohej për akuza për sjellje të pahijshme seksuale në vitin 2019 përpara se të emërohej në një rol të lartë përgjegjës për disiplinën partiake.