Botë

Johnsoni insiston se nuk do të japë dorëheqje

Foto: Associated Press/AP
 

Për të satën herë, kryeministri britanik, Boris Johnson, e përsëriti nuk do të japë dorëheqje nga posti, ndonëse presioni ndaj tij është rritur, raportoi Reuters të mërkurën.

Pos kërkesës së ministrave, Johnsoni po përballet edhe me deputetë të krahut të tij, që me çdo kusht po kërkojnë largimin e tij nga kreu i partisë dhe nga ekzekutivi.