Një autobus u aksidentua në Kirklareli të Turqisë të martën, me ç'rast gjashtë persona dyshohet se kanë vdekur e të paktën 25 janë lënduar.
Siç raportoi mediumi turk "Cumhuriyet", në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, derisa në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet e shpëtimit dhe ato mjekësore.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit, derisa thuhet se autobusi po shkonte drejt Bodrumit.