Botë

Kremlini planifikon lidhjen hekurudhore me Donbasin

 

Rusia po planifikon të nisë ndërtimin e lidhjes hekurudhore midis rajonit të saj jugor Rostov dhe rajoneve Donetsk dhe Luhansk, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS të martën.

Raportet vijnë pasi forcat ruse vendosën objektivat e tyre të radhës në provincën lindore të Ukrainës, Dontesk dhe pasi presidenti Vladimir Putin shpalli fitoren në Luhansk.