Botë

Amerikanët shmangin emërtimin provokues të sheshit ku ndodhet ambasada në Moskë, i japin koordinatat

Descriptive Text

Edhe pse shumë e konsiderojnë luftën në Ukrainë si një lloj konflikti midis Rusisë dhe Perëndimit, zyrtarët rusë dhe perëndimorë po përdorin mundësi të tjera për konflikte verbale dhe konflikte të tjera, dhe një mundësi e tillë është hapur në Moskë.

Zyrtarët e kryeqytetit të Federatës Ruse kanë kryer një anketë, në të cilën janë pyetur qytetarët se si do të duhej të quhej sheshi ku ndodhet Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me 45 për qind të votave, në fund të qershorit u vendos që kjo pjesë e qytetit të emërtohet zyrtarisht “Sheshi i Republikës Donetsk”, duke iu referuar rajonit lindor të Ukrainës, i pushtuar nga Rusia.

Pos këtij propozimi, qytetarët propozuan edhe emra si “Sheshi i Mbrojtësve të Donbasit” dhe “Sheshi Heroi i Rusisë Vladimir Artemovich Zhoga”, nje separatist prorus që u vra në fillim të luftës.

Edhe pse ndryshimi i emrit të sheshit ku ndodhet Ambasada Amerikane përfaqëson qartë një lloj provokimi, SHBA-ja gjeti një mënyrë për të shmangur përmendjen e emrit të ri të sheshit.

Në faqen e Ambasadës Amerikane në Moskë, në pjesën ku jepen informacionet për adresën, në vend të emrit aktual, por edhe të ri të sheshit, janë shënuar koordinatat “55.75566° N, 37.58028° E”., të cilat i drejtojnë qytetarët në ambasadë. /klix

Image