Botë

Konferencë në Lugano për procesin e rindërtimit të Ukrainës

 

Liderët nga dhjetëra shtete dhe organizata ndërkombëtare do të takohen të hënën e të martën në Lugano të Zvicrës, në takimin që ka për qëllim të hartojë një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj.

Në takimin dyditor në Lugano pritet të marrë pjesë edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.