Botë

Ukraina pretendon se ka shkatërruar një bazë ushtarake ruse në Melitopol

Rrëmbehen më shumë se 100 persona në Melitopol

Kryetari i Melitopolit, Ivan Federov, ka thënë se forcat e armatosura ukrainase kanë gjuajtur 30 raketa dhe kanë shkatërruar një nga katër bazat ushtarake të Rusisë të cilat janë të pozicionuar në këtë qytet.

Nga ana tjetër, Rusia ka thënë se vetëm disa shtëpi të cilat gjenden afër aeroportit janë shkatërruar, shkruan BBC-ja të dielën.

Kryetari Ivanov ka thënë se Rusia këtë e konsideron si provokim.

Melitopoli, një qytet i vogël në Ukrainë, ishte një nga të parët të cilët ra që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.