Jugafrikanët janë në vështirësi të mëdha nga reduktimet e ashpra të energjisë elektrike nëpër krejt shtetin. Mungesë të energjisë elektrike ka pasur në vitet e fundit, por sivjet kompania energjetike ka ashpërsuar reduktimet që zgjasin deri në nëntë orë.
Gjendja është vështirësuar edhe më shumë nga greva e punëtorëve të kompanisë dhe problemet teknike në termocentralin e vjetër të thëngjillit. Reduktimet e ashpra po bëhen në muajt e dimrit në Afrikën e Jugut, periudhë kur shtëpitë varen krejtësisht nga energjia elektrike për nxehtësi, drita dhe gatim.
Bizneset e vogla dhe të mëdha janë detyruar të mbyllen për periudha të pacaktuara shkaku i mungesës së madhe të energjisë elektrike. Terri energjetik, sipas ekspertëve, do të zgjasë për shkak të mungesës së planeve afatgjate për furnizim me energji elektrike.
Terri energjetik çdo ditë është duke i kushtuar Afrikës së Jugut mbi 40 milionë dollarë. Ekonomia e Afrikës së Jugut, më e zhvilluara në kontinentin e Afrikës, tashmë është në recesion dhe shkalla e papunësisë ka arritur në 35 për qind.