Botë

TV-ja shtetërore: Rusia lëshon pasaporta në Donetsk

Televizioni shtetëror rus ka publikuar të shtunën pamje të një zyre që lëshon pasaporta ruse. Sipas raportimit, zyra është në rajonin e Donetskut në Ukrainë.

Sipas RTR-së, më shumë se 100 persona kanë marrë pasaportën ruse në ditën e parë të punës së zyrës.

Raportimi ka shtuar se e gjithë procedura merr kohë dhjetë minuta dhe përfshin marrjen e gjurmëve të gishtave dhe deklarimin e betimit për respektimin e kushtetutës ruse, shkruan Associated Press.

Zyra të tjera pritet të hapen edhe në qytete tjera të “Republikës Popullore të Donetskut”, sipas raportimit.

Dy rajonet ukrainase, Donetsku e Luhansku u deklaruan si shtete të pavarura menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt sivjet.