Botë

Britaniku i dënuar me vdekje nga Rusia apelon dënimin

Shaun Pinner, nga Britania e Madhe, u dënua me vdekje nga një gjykatë separatiste e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore pasi luftoi për Kievin në luftën me Moskën.

Tani, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raporton se ai ka apeluar dënimin e tij.

Luftëtari maroken Brahim Saadoun gjithashtu ka apeluar vendimin.

TASS ka thënë se Gjykata e Lartë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) kishte marrë ankesa nga avokatët për të dy.

Sipas TASS, se një tjetër britanik i dënuar, Aiden Aslin, nuk kishte paraqitur ende një apel, duke cituar avokatin e Aslinit.