Presidenti rus, Vladimir Putin, iu kundërpërgjigj liderëve perëndimorë që ditë më parë u tallën me fotografitë e tij ku shihet gjysmë i zhveshur.
Putini deklaroi të enjten se homologët e tij duhet të heqin dorë nga alkooli e të bëjnë më shumë sport. Ai tha se do të ishte “e neveritshme” t’i shihte politikanët perëndimorë të zhveshur, shkruan BBC-ja.
“Xhaketat, xhaketat, a i heqim palltot”, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson, në takimin e G7, duke u tallur me presidentin rus.
Pos Johnsonit, me dukjen e Putinit u mor edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, që tha se “do të zhvishemi (sikur Putini) e do ta pushtojmë ekranin me gjoks zhveshur”.
Në vitin 2009, Putini ishin filmuar i hipur mbi kalë, zhveshur në pjesën e sipërme të trupit. Por, kjo nuk është hera e vetme kur lideri rus u zhvesh publikisht. Ai ishte filmuar i zhveshur edhe gjatë peshkimit e duke shkuar për gjah.