Botë

Johnson: Ukraina s’duhet të detyrohet të pranojë “paqe të keqe”

Ministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se Ukraina nuk duhet të detyrohet të pajtohet me një marrëveshje për “paqe të keqe”.

Johnsoni ka shtuar faktin se Finlanda dhe Suedia, të cilat janë quajtur “vende që e duan paqen dhe të cilat kanë qenë neutrale për dekada”, janë tani duke iu bashkuar NATO-s, shkruan BBC-ja të martën.

Ai ka shtuar se nëse Ukraina do të pranonte kërkesat e Rusisë, pasojat në mbarë botën do të ishin të tmerrshme.

Kryeministri i Britanisë ka thënë se është në dorën e Ukrainës nëse do të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë.

“Ne nuk mund të bëhemi më ukrainas se ukrainasit, të gjithë e kuptojnë këtë”, ka thënë ai.

Johnson ka thënë se aleanca e NATO-së me bashkimin edhe të dy vendeve tjera po bëhet më e shëndetshme dhe më e fortë.

Ai ka thënë se njerëzit në botë duhet t’i kuptojnë argumentet që i ofrojnë.