Bosnja e Hercegovina është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë mëngjesin e së enjtes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Shiroki Brijeg në një thellësi prej pesë kilometrash.
Sipas dëshmive të qytetarëve, tërmeti është ndjerë në Mostar, Shiroki Brijeg, Grude dhe shumë vende të tjera, shkruan Klix.
Tërmeti është ndjerë edhe në disa vende të Kroacisë e bregdetit malazez.