Botë

Bideni falënderon Erdoganin për heqje të bllokadës ndaj Finlandës e Suedisë

Foto: Associated Press/AP
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e falënderoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ndërpreu kundërshtimin për hyrjen e Finlandës dhe të Suedisë në NATO.

Siç raportoi BBC-ja të mërkurën, pos për NATO-n, Bideni tha se Turqia po bënë punë të jashtëzakonshme në përpjekje për ta nxjerrë grurin nga Ukraina e Rusia. Erdogani u shpreh i gëzuar për takimin me Bidenin.