Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e falënderoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që ndërpreu kundërshtimin për hyrjen e Finlandës dhe të Suedisë në NATO.
Siç raportoi BBC-ja të mërkurën, pos për NATO-n, Bideni tha se Turqia po bënë punë të jashtëzakonshme në përpjekje për ta nxjerrë grurin nga Ukraina e Rusia. Erdogani u shpreh i gëzuar për takimin me Bidenin.
Të mërkurën, Turqia tha se do të kërkojë ekstradimin e 33 “të dyshuarve për terrorizëm” nga Finlanda dhe Suedia, bazuar në marrëveshjen me të cilën Ankaraja ka hequr kundërshtimin që dy shtetet nordike t’i bashkohen NATO-s.
Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, deklaroi se Turqia do të kërkojë që Suedia e Finlanda t’i përmbushin premtimet e dhëna. Ankaraja i ka akuzuar dy shtetet nordike se po i fshehin militantët kurdë.
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Erdogani e falënderon Trumpin që tregoi gatishmëri për marrëveshjen Izrael-Hamas
-
Trumpi i bën thirrje Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse
-
Rutte: NATO-ja s’ka qenë kurrë më e fortë
-
Trumpi: Flasim më rrallë me Putinin, dëshiron ta përfundojë shpejt luftën