Vrasja e një burri hindu në Rajasthan të Indisë ka ndezur tensione fetare në atë zonë, shkroi të mërkurën BBC-ja.
Kanhaiya Lal u vra në të martën nga dy burra myslimanë të cilët e incizuan veprimin dhe e postuan në internet.
Ata pretenduan se veprimi i tyre ishte hakmarrje ndaj viktimës, i cili sipas tyre mbështeste komentet e bëra nga një politikan për profetin Muhamed.
Qeveria ka suspenduar shërbimet në internet dhe ka ndaluar tubimet e mëdha.
Policia arrestoi dy burrat të cilët e kishin identifikuar veten në video.
Në një tjetër video, ata mburreshin me vrasjen dhe kërcënonin kryeministrin indian, Narendra Modi.
Viktima ishte rrobaqepës dhe ishte sulmuar kur dy burrat u futën në dyqanin e tyre si klientë.
Supozohet se viktima kishte shpërndarë në rrjetet sociale mbështetjen për zëdhënësin e partisë në pushtet i cili kishte shkruar komente për profetin.
Komentet kanë ngritur protesta të fuqishme prej javësh në Indi dhe ato shpesh janë shndërruar në të dhunshme pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar prona publike.