Botë

Ukraina thotë se Bjellorusia po i ndihmon Rusisë me armatim

Descriptive Text

Ukraina ka deklaruar se Bjellorusia i ka ofruar Federatës Ruse mbështetje ushtarake në pushtimin e saj të Ukrainës. Duke folur në një konferencë të hënën, Oleksandr Shtupun ka thënë se “një ngarkesë tjetër me municion deri në 20 automjete është nisur nga Bjellorusia drejt pozicioneve ruse në Ukrainë”.

Rusia ka vazhduar t’i bombardojë infrastrukturat civile dhe ushtarake të Ukrainës në Donbas, Kharkiv, Siversky dhe Slovyansk. Shtupun ka njoftuar po ashtu se ushtria ukrainase ka kryer operacione të suksesshme dhe ka bërë që trupat ruse të tërhiqen në periferi të rajonit Luhansk.

Rusia e ka pasur të vështirë të marrë kontrollin e plotë të lindjes për shkak të rezistencës së madhe të Ukrainës. Ndërkaq nuk dihet shumë në lidhje me betejat që janë zhvilluar për shkak se Ukraina dhe separatistët e mbështetur nga Moska nuk kanë lejuar praninë e gazetarëve.