Botë

Johnson e Trudeau tallen me fotografinë e Putinit

“Xhaketat, xhaketat, a i heqim palltot”, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson, në takim me G7 të dielën, u tall me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan “DailyMail” të dielën.

Në takim e G7 mes liderëve perëndimore, pati edhe momente qesharake, ku kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau e ai britanik Johnson, “diskutuan” për presidentin rus dhe imazhet e tij “të çuditshme” pa bluzë.

“Do t’i heqim rrobat? Ne të gjithë duhet të jemi më të fortë se Putini”, deklaroi Johnson, derisa Trudeau shtoi se “do ta pushtojmë ekranin me gjoks të zhveshur”, duke iu referuar fotografisë së presidentit Putin në vitin 2009, ku shihet hipur mbi një kalë, i zhveshur në pjesën e sipërme.

Të dielën në Gjermani u mblodhën liderët e SHBA-së, Francës, Italisë, Japonisë, Gjermanisë, Kanadasë e të Bashkimit Evropian për ditën e parë të Samitit vjetor.

Rusia ka lëshuar një seri sulmesh raketore të dielën në kryeqytetin ukrainas, derisa po zhvillohej takimi.