Botë

Birmania djeg drogat në vlerë prej 642 milionë dollarëve

 

Autoritetet e Birmanisë të dielën dogjën lëndë narkotike të paligjshme me vlerë mbi 642 milionë dollarë. Djegia e narkotikëve u bë për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të paligjshëm.

Drogat e konfiskuara si heroina, kanabisi, metamfetamina dhe ketamina, së bashku me kimitatet e sekuestruara të përdorura për prodhimin e drogës sintetike u shkatërruan në qytezën në rajonin e Yangonit.