Botë

Rusia i premton Bjellorusisë sisteme raketore Iskander-M që mund të mbajnë raketa nukleare

Raketa
Reuters
 

Rusia do të dërgojë për në Bjellorusi sisteme raketore me rreze të shkurtër veprimi, që janë në gjendje të mbajnë armë nukleare, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton BBC.

Ai ka thënë se sistemet Iskander-M, janë në gjendje të lansojnë raketa balistike, por edhe raketa të tipit nuklear.