Botë

Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në tjetër shtet

Foto: Shutterstock
 

Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ pritet të mbahet më 25 qershor në Poloninë fqinje, pasi organizatorët kanë vlerësuar se nuk mund ta mbajnë ceremoninë në Kiev, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

E ashtuquajtura Parada e Kievit, e cila do të shënonte organizimin e 10-të të tillë në Ukrainë, do t’iu bashkohet organizimeve të ngjashme që do të mbahen në Varshavë.