Botë

Macron: Vendimi për Ukrainën e Moldavinë dërgon sinjal të fortë për Rusinë

Foto: AP
 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se vendimi i sotëm për t'ua dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, dërgon " sinjal të fortë për Rusinë".

“Mesazhi është dërguar sot shumë qartë dhe ne sapo e shqyrtuam atë me presidentin Zelensky. Është një mesazh shumë i fortë, koherent me atë që Evropa jonë ka ditur të bëjë që nga dita e parë e konfliktit, që është: reagimi i shpejtë, historik dhe i bashkuar. Përmes sanksioneve, dy ditë më vonë dhe gjashtë herë që atëherë. Nëpërmjet mbështetjes makroekonomike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Dhe tani përmes këtij gjesti politik”, tha Macron duke folur në një konferencë shtypi së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.