Botë

Ofruesit e abortit, të rrezikuar para verdiktit të shumëpritur

Amanda Kifferly, zëvendëspresidente për qasjen e abortit në qendrat e grave, pozon në Cherry Hill më 15 qershor 2022
 

“E dimë nga përvoja, nuk është sikur njerëzit që protestojnë në klinikat e shteteve ku ndalohet, që thjesht i paketojnë gjërat dhe shkojnë në shtëpi”, ka theksuar Melissa Fowler, shefe e programit për Federatën Kombëtare të Abortit

Në javën e saj të parë në punë në një klinikë aborti në Filadelfia, Amanda Kifferly u mësua se si të kërkonte bomba. Rreth një vit më vonë protestuesit i bllokuan hyrje-daljet e qendrave të grave, në një moment duke e tërhequr Kifferlyn në diçka që i ngjante një grope, ku e rrethuan dhe e shtynë.

E në natën e argumenteve të dimrit të kaluar para Gjykatës së Lartë të SHBA-së, në një rast që mund t’i jepte fund të drejtës mbarëkombëtare për abort, njerëzit u mblodhën jashtë një klinike në Nju Xhersi me karrige lëndine, frigoriferë dhe me pishtarë flakërues – pamje që solli në mendje “linçimet” dhe tmerret e tjera të së kaluarës raciste të vendit, ka theksuar Kifferly, e cila tash shërben si zëvendëspresidente për qasjen ndaj abortit.