Botë

Rusia bën thirrje për forcimin e mbrojtjes së përbashkët me Bjellorusinë

Rusia bën thirrje për forcimin e mbrojtjes së përbashkët me Bjellorusinë
Foto: AP
 

Rusia ka bërë thirrje të enjten për të forcuar aftësitë e përbashkëta mbrojtëse me Bjellorusinë, duke përfshirë një sistem të unifikuar rajonal të mbrojtjes ajrore, shkruan CNN.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në një takim me homologun bjellorus, Viktor Khrenin në Moskë, ka thënë se ka nevojë të merren masa urgjente për forcimin e mbrojtjes së përbashkët të këtyre dy vendeve mike.