Botë

Sistemet e fuqishme raketore “HIMARS” i shkojnë Ukrainës nga SHBA-ja

Sistemet e fuqishme raketore “HIMARS” i shkojnë Ukrainës nga SHBA-ja
 

Sistemet raketore të artilerisë së rëndë mobile (HIMARS) nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

"HIMARS kanë mbërritur në Ukrainë. Faleminderit kolegut dhe mikut tim Lloyd J. Austin për këto mjete të fuqishme", shkroi Reznikov në Twitter.