Botë

Turqia po i heton pretendimet se Rusia po eksporton drithërat e vjedhura nga Ukraina

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë të enjten se Ankara po heton pretendimet se drithërat ukrainase janë vjedhur nga Rusia dhe janë dërguar në shtete tjera përfshirë në Turqi, raporton agjencia Reuters.

Ai ka thënë hetimet e deritashme nuk kanë treguar për ndonjë vjedhje të dërgesave deri tash.

Ambasadori i Ukrainës në Ankara ka thënë në fillim të qershorit se blerësit turq janë në mesin e atyre që po marrin drithëra nga Rusia të cilat janë vjedhur nga Ukraina.

Ai ka thënë se kishte kërkuar ndihmën e Turqisë për të identifikuar dhe kapur individët përgjegjës për këto dërgesa.