Botë

Rusia fajëson Ukrainën për krizën e grurit

Descriptive Text

Kriza e eksportit të grurit të Ukrainës do të ishte zgjidhur tashmë nëse Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë do të kishin çminuar portet e Detit të Zi, ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një konferencë shtypi pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të enjten.

“Përpjekjet e Turqisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të kishin qenë të suksesshme shumë kohë më parë nëse Ukraina dhe zotërit e saj perëndimorë do të kishin zgjidhur çështjen e çminimit në Detin e Zi”, deklaroi Lavrov.

“Përpjekjet për të organizuar një koalicion ndërkombëtar për çminimin e porteve në Detin e Zi synojnë vetëm ndërhyrjen në çështjet e rajonit të Detit të Zi nën kujdesin e OKB-së”, shtoi Lavrov.

Më herët të enjten, sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka thënë të enjten se është "urgjente" të zgjidhet kriza e grurit në Ukrainë brenda muajit të ardhshëm për të shmangur pasojat "shkatërruese".