Botë

Irani urdhëron SHBA-në të paguajë 4 miliardë dollarë për vrasjen e shkencëtarëve

Irani urdhëron SHBA-në të paguajë 4 miliardë dollarë për vrasjen e shkencëtarëve

Një gjykatë në Iran të enjten urdhëroi qeverinë e Shteteve të Bashkuara të paguajë mbi 4 miliardë dollarë për familjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë të cilët janë vrarë në sulme të targetuara në vitet e fundit, raportoi AP.

Vendimi tregon përshkallëzimin e tensioneve midis Iranit dhe Perëndimit lidhur me avancimin e shpejtë të programit bërthamor të Teheranit.

Edhe pse Teherani e ka fajësuar Izraelin në të kaluarën për vrasjet që synonin shkencëtarët bërthamorë iranianë qe një dekadë më parë, Irani nuk e akuzoi drejtpërdrejt armikun e tij, Izraelin, në njoftimin e tij tash. Irani nuk e ka njohur Izraelin që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 që rrëzoi monarkinë properëndimore dhe solli në pushtet islamistët.

Gjykata përmendi Izraelin vetëm duke thënë se SHBA-ja mbështeti "regjimin sionist" në "krimin e tij të organizuar" kundër viktimave.

Familjet e tre shkencëtarëve bërthamorë që ishin cak që të vriteshin, bashkë me një tjetër të plagosur, ngritën padinë në Teheran. Gjykata urdhëroi që SHBA-ja të paguante 4.3 miliardë dollarë në total kompensim.