Kanë dalë pamjet e para që tregojnë policët e armatosur në një korridor gjatë sulmit vdekjeprurës muajin e kaluar në shkollën në Uvalde, Teksas, raportoi BBC të martën.
Policët arritën në fillim kur nisi sulmi me më shumë armë të fuqishme se që ishte raportuar më herët, sipas mediave amerikane të cilat kanë parë dokumentet e hetimit.
Policia është akuzuar se ka dështuar të vepronte shpejt për ta ndaluar sulmin.
21 persona, përfshirë 19 fëmijë, vdiqën gjatë sulmit.
Më shumë detaje për të shtënat e 24 majit në shkollën fillore Robb pritet të prezantohen gjatë dëgjimit publik në Senatin e Teksasit.
Sulmi nga një 18-vjeçar ka shtyrë drejt një debati kombëtar për rregullat mbi armët.
Në dokumente thuhet se i armatosuri u fut në shkollë në orën 11:30. Aty thuhet se 11 policë arritën brenda 3 minutash, dhe një polic me mbrojtëse ishte në ndërtesë në orën 11:52.
Kjo ndodhi pasi policia pati thënë se i armatosuri kishte shtënë shumë dhe se policia kishte vetëm pistoleta.
Informacioni i ri tregon se policia tentoi të fliste me sulmuesin duke e pyetur nëse mund ta dëgjonte.
Policia hapi derën e klasës ku ishte sulmuesi në orën 12:50. Ai u vra aty.
Drejtori i Departamentit për Siguri Publike i Teksasit, Steven McCraw, e ka vlerësuar dështim të rëndë reagimin e policëve në të shtënat me armë në shkollën Uvalde, ku vdiqën 19 nxënës e dy mësues.
“Policët kishin armë, fëmijët jo. Policët kishin jelekë antiplumb, fëmijët jo. Policët ishin të stërvitur, fëmijët jo. Një orë, 14 minuta e tetë sekonda – kaq gjatë u desh të prisnin fëmijët, mësuesit, në Dhomën 111 për t’u shpëtuar. Tre minuta pasi sulmuesi u fut në ndërtesë, kishte mjaftueshëm policë të armatosur për ta izoluar, shpërqendruar apo neutralizuar sulmuesin”, McCraw.