Botë

Irani arreston të konvertuar të krishterë

 

Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran shprehu shqetësim për, siç tha, "trendin shqetësues" të arrestimit të të konvertuarve të krishterë në Iran.

Organizata me seli në Nju Jork tha se, në më pak se dy muaj, njëmbëdhjetë të konvertuar të krishterë dhe ish-lideri i Kishës Pentekostale Asiriane në Iran janë dënuar me burgime të gjata.