Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është “plotësisht i angazhuar” në përpjekjen për të ndihmuar dy britanikë të dënuar me vdekje për luftimin e forcave ruse, sipas një ministri konservator.
Sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis, ka thënë se Johnson ka urdhëruar ministrat të bëjnë “çdo gjë në fuqinë e tyre” për të siguruar lirimin e Shaun Pinner dhe Aiden Aslin.
Dyshja u dënuan së bashku me një person tjetër, shtetasin maroken Saaudun Brahim, nga një gjykatë ruse të enjten në atë që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka përshkruar si dënim të rremë.
I pyetur nëse Britania mund të bënte diçka në të vërtetë, Lewis tha për Sky News: “Sekretari i Jashtëm dhe kryeministri po punojnë me ukrainasit sepse ata u shërbenin forcave të armatosura ukrainase, dhe për këtë arsye ata mbrohen nga Konventa e Gjenevës, diçka që të gjitha qeveritë në mbarë botën e kanë respektuar për dekada tani. Është diçka që Rusia duhet ta respektojë gjithashtu”.
Ai shtoi: “Ne duhet ta mbajmë atë presion dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur jo vetëm këto familje, por në fakt të gjithë ata që po luftojnë për demokracinë në Ukrainë”.