Botë

Greqia, Qipro e Malta dyfishuan importin e gazit rus gjatë majit

Foto: Associated Press/AP
 

Qëkur nisi pushtimi rus në Ukrainë, për dallim nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, Greqia, Qipro dhe Malta e kanë dyfishuar sasinë e naftës së importuar nga Rusia.

Siç shkruan “The Independent” të martën, kompanitë e transportit dhe anije e lidhura me tri vendet, i importuan 58 milionë fuçi naftë ruse gjatë majit, krahas me muajin shkurt, që nga Rusia i morën 31 milionë fuçi naftë.