Botë

Putini paralajmëron Francën dhe Gjermaninë për armatosjen e Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin foli me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz mëngjesin e së shtunës. Putini u tha dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte "i rrezikshëm", duke paralajmëruar "për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare", ka njoftuar Kremlini.

Putin shtoi gjithashtu se ishte gati të kërkonte mënyra për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës gjatë fushatës ushtarake të Moskës.

"Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e papenguar të grurit, duke përfshirë eksportin e drithit ukrainas nga portet e Detit të Zi", njoftoi Kremlini.

“Rritja e ofertës së plehrave dhe produkteve bujqësore ruse do të ndihmojë gjithashtu në uljen e çmimeve në tregun global të ushqimit, i cili, natyrisht, do të kërkojë heqjen e sanksioneve përkatëse”.

Vëmendje e veçantë në këtë telefonatë, sipas Kremlinit, iu kushtua negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilat siç pretendojnë rusët, kanë ngecur për fajin e Kievit.

"Vladimir Putin konfirmoi angazhimin e palës ruse për rifillimin e dialogut".