Botë

Lajmërohet ish-presidenti Trump: SHBA-ja të financojë sigurinë në shkolla para Ukrainës

 

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që t'i japin përparësi financimit për sigurinë e shkollave në vend të dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë, raportoi BBC të shtunën.

Duke folur në një konferencë pro armëve, Trump vuri në pyetje se si SHBA-ja "ka 40 miliardë dollarë për të dërguar në Ukrainë", por nuk mund të sigurojë sigurinë në shkolla.