Botë

Iraku i bën të jashtëligjshme lidhjet me Izraelin

Qindra njerëz janë mbledhur në Bagdad për të festuar miratimin e ligjit që dënon me vdekje marrëdhëniet me Izraelin. Tubimi i irakianëve është organizuar në sheshin e famshëm “Tahrir” pasi kleriku Al-Sadr u bëri thirrje që të dalin dhe të festojnë nëpër rrugë.

Ligji i ashtuquajtur Kriminalizimi i normalizimit dhe marrëdhënieve me entitetin zionist është miratuar të enjten nga Parlamenti irakian. Sipas ligjit, çfarëdo normalizimi ose lidhjeje me Izraelin do të dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Ligji gjithashtu ua pamundëson kompanive, investitorëve dhe biznesmenëve që të punojnë në Irak nëse kanë lidhje me Izraelin.