Botë

Kisha e Ukrainës shpall pavarësinë nga Rusia

Kisha Ortodokse e Ukrainës ka shpallur "autonominë dhe pavarësinë e saj të plotë" nga Patriarkana e Moskës (UOC-MP), duke dënuar qëndrimin që liderët fetarë rusë kanë mbajtur ndaj luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

"Ne nuk pajtohemi me qëndrimin e Patriarkut Kirill të Moskës", ka thënë UOC-MP në një deklaratë pas një takimi të këshillit në Kiev, duke iu referuar kreut të Kishës Ortodokse Ruse (ROC).

Kirill ka shprehur hapur mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, i nisur më 24 shkurt.

Është përçarja e dytë në Ukrainë në vitet e fundit, me një pjesë të Kishës Ortodokse të Ukrainës që u shkëput nga Moska në vitin 2019.

Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) iu dha më pas një shkallë pavarësie, ose tomos, nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.

Bisedimet për bashkimin e Ortodoksisë Ukrainase midis UOC-MP dhe OCU nuk kanë sjellë deri tani asnjë përparim.

Ukraina është jashtëzakonisht domethënëse për ROC, me shumë famulli dhe disa nga manastiret e saj më të rëndësishme janë të vendosura atje.