Botë

OBSH: Nuk ka nevojë për vaksinime masive kundër lisë së majmunit

 

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk ka nevojë për vaksinime masive kundër virusit të lisë së majmunit që aktualisht ka prekur disa pjesë të botës, shkruan AA.

Sylvie Briand, drejtoresha e Përgatitjes dhe Parandalimit ndaj Epidemive dhe Pandemive në OBSH, iu drejtua konferencës së posaçme për vendet anëtare të organizatës në Asamblenë e 75-të Botërore të Shëndetësisë mbi "Shpërthimin e lisë së majmunit në shumë vende".