Botë

Rrëfimi i prindërve të vrasësit të nxënësve: “Na falni!”

Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore Robb të Teksasit gjatë mesditës të së martës.
“Nuk kam menduar kurrë që djali im do të bënte diçka të tillë. Është dashur të më vriste mua në vend se t’ia bënte dikujt tjetër këtë”, ka thënë babai i 18-vjeçarit, që vrau 19 nxënës dhe dy mësuese në një shkollë të Teksasit
 

Intervista e nënës u transmetua të premten në një kohë kur po shtohen pyetjet për veprimet e forcave policore gjatë të shtënave tre ditë më parë. Njerëzit po shfaqen të habitur e të nervozuar se si personi i armatosur qëndroi për një orë brenda shkollës, ndërsa policët qëndronin larg

Nëna e 18-vjeçarit që qëlloi për vdekje 19 fëmijë dhe dy mësuese të tyre në një shkollë të Teksasit ka kërkuar falje për aktin e të birit. “Më falni. Falni djalin tim”, ka thënë ajo. Adriana Martinez dukej e shtangur e me lot teksa ka folur nga vetura e saj për “Televisa” në gjuhën spanjolle. “Nuk kam fjalë, nuk e di çfarë po mendonte ai”.

Intervista e saj u transmetua të premten në një kohë kur po shtohen pyetjet për veprimet e forcave policore gjatë të shtënave tre ditë më parë. Njerëzit po shfaqen të habitur e të nervozuar se si personi i armatosur qëndroi për një orë brenda shkollës, ndërsa policët qëndronin larg.