Botë

Gjenden 70 trupa të vdekur nën një ndërtesë në Mariupol

FOTO: AP
 

Rreth 70 trupa janë zbuluar nën rrënojat e një ish-ndërtese industriale në qytetin e pushtuar nga Rusia të Mariupolit, thotë një ndihmës i kryebashkiakut të qytetit, shkruan BBC.

Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse dhe u dërguan në një varr masiv, shkroi Petro Andryushchenko në Telegram.