Botë

Kina dhe Rusia u vënë veto sanksioneve të reja të OKB-së ndaj Koresë së Veriut

Foto: AP
 

Kina dhe Rusia vendosën veton ndaj një rezolute të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të sponsorizuar nga SHBA-ja, e cila do të kishte vendosur sanksione të reja të ashpra ndaj Koresë së Veriut për valën e lëshimeve të raketave balistike ndërkontinentale.

Votimi në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ishte 13-2 dhe shënoi një ndarje të parë serioze midis pesë anëtarëve të përhershëm me veto, të organit më të fuqishëm të OKB-së për një rezolutë të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, raporton Associated Press të premten.