Botë

Ukraina ndalon regjimin pa viza për qytetarët rusë

 

Ukraina ka ndaluar regjimin pa viza për qytetarët rusë. Vendimi, në këtë kohë lufte më shumë si simbolikë, u mor nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të mërkurën, me qëllim që të shtohet siguria në kufi pas invazionit rus, por edhe si protestë pas vendimit të Moskës zyrtare që t’u lëshojë pasaporta rusëve nga rajonet e pushtuara në Ukrainë, raportoi Reuters.

“Në sfondin e agresionit të plotë rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe jetike. Unë mbështes nevojën për të forcuar kontrollet për hyrjen e qytetarëve rusë”, tha Zelensky.