Botë

Shpërthime vdekjeprurëse edhe në Mazar-i-Sharif të Afganistanit, 9 të vdekur

Ka shkuar në 14 numri i të vrarëve në Afganistan, si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur gjatë së mërkurës në një xhami në Kabul dhe në disa automjete në qytetin verior Mazar-i-Sharif.
Foto: AP
 

Ka shkuar në 14 numri i të vrarëve në Afganistan, si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur gjatë së mërkurës në një xhami në Kabul dhe në disa automjete në qytetin verior Mazar-i-Sharif, njoftoi “Al Jazeera”.

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi në Mazar-i-Sharif, ndërsa pesë të tjerë brenda xhamisë në kryeqytet, sipas zyrtarëve.